Tatimet, presion për disa profesione që të deklarojnë pagat reale, ja cilat Inspektorët e Tatimeve gjatë kontrolleve në korrik 2018 në bare dhe restorante

Tatimet, presion për disa profesione që të deklarojnë pagat reale, ja cilat

09:00, 28/08/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Riskut, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, njoftoi se është fokusuar së fundmi në analizën e nivelit të deklarimit të pagave të punonjësve, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës.

Në analizë janë marrë profesionet që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, si dhe në atë të Teknologjisë së Informacionit. Është konstatuar se punëdhënësit, shpesh deklarojnë paga, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. AT do të ndërmarrë të gjitha veprimet që ia lejon ligji, vlerësim tatimor dhe ku është rasti edhe kallzim në organin e akuzës për tatimpaguesit që me qëllim i shmangen ligjit.

Fillimisht DPT, nxit tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si dhe të reflektojnë në deklarimin real të pagave të punonjësve të tyre, si dhe inkurajon çdo punëmarrës të denoncojë këtë fenomen pranë DPT.

Administrata Tatimore vërejti se  do të vazhdojë të monitorojë këtë fenomen dhe për çdo parregullsi apo mosveprim korrigjues dhe do të vijojë me marrjen e masave që parashikon legjislacioni në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco