Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lajme të këqija për plazhistët/ Ja çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Lajme të këqija për plazhistët/ Ja çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

18:40, 16/08/2018
A+ Aa A-

Duket se reshjet e shiut do të vijojnë edhe nesër e pasnesër.  Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.

Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalist intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 13 / 25 ° C

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco