Në Boboshticë ‘plas’ festa e rakisë

Në Boboshticë ‘plas’ festa e rakisë

17:58, 16/08/2018
A+ Aa A-

Manat janë vjelë dhe boboshtarët në oborre kanë vënë kazanët e rakisë. Krahas kësaj, në Boboshticë është festuar dita e rakisë së manit. Kjo fillon me momentin kur banorët, pasi kanë vjelë frytin vendosin kazanët e rakisë dhe prodhojnë pijen sipas metodës artizanale.

Banorët që kanë mbetur në fshat, nuk heqin dorë nga tradita e trashëguar ndër breza. Më së shumti, e prodhojnë për vete dhe për të nderuar miqtë, që ju vijnë në shtëpi. Rakia e manit, frytit të ëmbël që nxjerr raki të fortë, vazhdon të prodhohet në mënyrë artizanale dhe të pandryshuar, duke i dhënë produktit shije unike.

Festës në Boboshticë i janë bashkuar edhe qytetarë nga Korça, për të cilët është e njohur cilësia dhe shija e rakisë së manit.

Boboshtica dhe Drenova janë fshatrat që ende e mbajnë të gjallë traditën e prodhimit të rakisë së manit. Zonjat e shtëpisë e servirin bashkë me reçelin ose glikonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco