Nesër Tropoja pa drita, punime në nënstacionin e Fierzës, OST: Ja zonat dhe oraret ku do ketë kufizime

Nesër Tropoja pa drita, punime në nënstacionin e Fierzës, OST: Ja zonat dhe oraret ku do ketë kufizime

19:37, 15/08/2018
A+ Aa A-

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) ka njoftuar se për shkak të punimeve në nënstacionin e Fierzës gjatë ditë së nesërme Tropoja dhe disa zona të tjera do të kenë kufizime të energjisë elektrike.

OST njofton se do stakoje linjat 220/110kV Hec Fierzë – Gropaj – Bajram Curri, si dhe Hec Fierzë – Hec Dardhë, më 16 gusht (e enjte), nga ora 06:00 deri në 09:00 e mëngjesit.

Pa energji gjate kësaj kohe mbeten disa zona në Rrethin Tropojë, si: Bajram Curri/ Lagjet: Dardania, Sharr, Partizan 1,2,3; Spitali, Frigoriferi, Lagjet: Gjongecaj, Nimaj, Ish fabrika miellit, Rruga Fierze, fshatrat Llugaj, Luzhe, Pac, Vlade, Visok, Berishe, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishe, Lekurtaj, Vatoc, Cerrnice, Rrezemali, Babine, Kerrnaje, Qender Tropoje, Papaj, Sopot, Kojel, Memiaj, Viçidol, Maskollate, Qender Valbone, Rranxa, Btosh, Shen Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtem, Dushaj Eperm, T’Pla dhe Degë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco