Uzina e Ferrokromit/ Si po rigjallërohet ekonomia lokale dhe po ndryshon jeta e familjeve në Burrel

Uzina e Ferrokromit/ Si po rigjallërohet ekonomia lokale dhe po ndryshon jeta e familjeve në Burrel

11:53, 15/08/2018
A+ Aa A-

185 të punësuar direkt dhe po aq indirekt,paga mesatare deri në 60 mijë lekë në muaj dhe staf i trajnuar. Përmirësim ekonomik për një komunitet të tërë, impakt social dhe ndryshim rrënjësor i mirëqenies.

Janë këto vetëm disa nga detajet e një mega-investimi të kryer nga një kompani shqiptare, e cila ka rijetësuar jo vetëm Uzinën e njohur të Ferrokromit në Burrel, por ka transformuar gjithashtu edhe jetën ekonomike dhe shoqërore për familje të shumta të zonës.

Ky investim konsiston në ndwrtimin e njw furre të re të Ferrokromit 12.5 MVA me Karbon të lartë me dy nivele derdhjeje (metal & skorie) dhe impianteve ndihmwse me njw vlerë 11 milionw dollarë.

Kjo mundëson rritjen e kapacitetit prodhues të ferrokromit duke e dyfishuar atë në 36,000 ton ferrokrom në vit, nga rreth 17,000 ton në vit që ishte më parë.

Në fakt, impakti i këtij investimi, përveçse i jep zgjidhje papunësisë në zonë, po rivitalizon edhe sipërmarrje të tjera që lidhen me aktivitetin në fjalë, dyqanet ushqimore,bizneset e pranishme, për shkak të fluksit dhe përqendrimit në burime njerëzore vendase dhe të huaja që një investim i tillë mbart në vetvete.

Investimi në fjalë është bërë i mundur falë kompanisë Albchrome, që është pjesë e Grupit Balfin.

Albchrome është konsideruar si një ndër 5 markat më të mira në botë nga ‘Metal Bulletin’, revista më e njohur botërore e metalurgjisë, minierave etj.

Investimi ka patur një impakt të konsiderueshëm në ekonominë lokale por edhe atë kombëtare, me më shumë taksa të paguara për shtetin, si dhe më shumë kontribute shoqërore të paguara nga kompania nëpërmjet sigurimeve për punonjësit e saj.

Gjithashtu, në nivel lokal, rritja e mirëqenies, gjallërimi i subjekteve ekzistuese ekonomike dhe krijimi i subjekteve të reja të biznesit, do të gjenerojë vende të reja pune dhe më tepër taksa për pushtetin vendor.

Investimi është zbatuar përmes një kompanie italiane, në mënyrë që të përdorej ekspertiza më e mirë ndërkombëtare për montimin e furrave të uzinës.

Ervin Isaj, Drejtori i Uzinës së Burrelit e sheh me mjaft optimizëm situatën. ‘Nëpërmjet këtij investimi të rinjtë e shohin këtë mundësi si të ardhmen e tyre dhe po orientohen drejt arsimit profesional. Ky investim ka ndikuar në rritjen e punësimeve nga AlbChrome por dhe nga kompanitë nënkontraktore që kanë punuar për realizimin e investimit’,-thotë ai.

Historia e Uzinës dhe ringritja e saj nga Grupi Balfin

Prodhimi i ferrokromit në uzinen e Burrelit e ka fillimin e vet në vitin 1978 dhe ka vazhduar deri në vitin 2000 (kohë kur kjo uzinë menaxhohej nga shteti) kur furra nr.2 ka ndërprerë aktivitetin e saj për t’u rindezuar në prill të vitit 2003, kur vazhdoi të punonte për gati 2 vite, për tu rindezur edhe njëherë në vitin 2008 vetëm për një periudhë disa mujore.

Menjëherë me blerjen e shoqërisë nga ana e Grupit Balfin në vitin 2012, filloi zbatimi i një plani investimesh që kishte si qëllim riakitivizimin e gjithë objekteve koncesionare që deri në atë moment ishin lënë në konservim.

Më 9 Shtator 2014, u arrit të rivendosej në punë furra nr.2 në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, rindezja e së cilës u parapri nga një punë e gjithanshme prej gati 10 muajsh për remontin jo vetëm të furrës, që nuk punonte që nga viti 2008, por edhe të pjesës më te madhe të hallkave dhe proceseve ndihmëse, të cilat ishin në gjendje të keqe teknike.

Në fillim të vitit 2017 në zbatim të planit të investimeve, filloi investimi për ndërtimin e furrës së re dhe impianteve ndihmese, investim i cili arrin vlerën 9,4 milionë USD dhe që përfaqëson një vlerë gati dyfish nga angazhimet e ndërmarra nga shoqëria me marrëveshjen koncesionare.

Falë këtij investimi, në Uzinën e Ferrokromit Burrel janë hapur 65 vende të reja pune.

Stafi ri i punësuar falë këtij investimi para punësimit ka ndjekur një program trajnimi 6 mujor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan.

Luan Saliaj, Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome nuk e fsheh krenarinë për atë çka është arritur.

‘Pasardhësve të metalurgëve të parë shqiptarë, u jepet mundesia e paçmueshme të çojnë më tej traditën e prodhimit të ferro-kromit shqiptar. Dhjetori 2017, regjistron investimin më të madh qe kjo uzinë ka njohur që nga krijimi i vet falë Grupit Balfin: rreth 11 milionë dollarë të investuara në një furrë të re tepër moderne dhe në të gjitha impiantet e tjera ndihmëse të uzinës’-deklaron ai.

AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco