Lajmi i mirë, krijohet ilaçi i parë kundër malarias, u deshen 60 vjet kërkime

Lajmi i mirë, krijohet ilaçi i parë kundër malarias, u deshen 60 vjet kërkime

08:43, 23/07/2018
A+ Aa A-

Një ilaç për të kuruar malarien, i pari që merr aprovimin në 60 vite, i është dhënë 'drita jeshile' nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara. Medikamenti është veçanërisht për formën përsëritëse të malaries, e cila sëmur çdo vit 8.5 milionë njerëz.

Kjo lloj malarie është një sfidë më vete për t'u mjekuar, pasi mund të qëndrojë e fjetur në trupin e njeriut para se të rizgjohet disa për disa herë. Shkencëtarët e kanë përshkruar tafenoquinën si një 'arritje fenomenale'

Rregullatorët në mbarë botën do të shohin tani nëse mund ta rekomandojnë tek popullatat e tyre. Malaria e përsëritur shkaktohet nga paraziti 'plasmodium vivax' dhe është lloji më i shpeshtë i malarias jashtë Afrikës Sub-Saharian.

Fëmijët mund të jeën veçanërisht të rrezikuar, duke marrë disa lloje malariesh nga një pickim i vetëm, gjë që bën të mungojnë shpesh në shkollë dhe të bëhen gjithnjë e më shëndetligë sa herë që u shfaqet sëmundja. Njerëzit e infektuar mund të jenë rezervuarë të sëmundjes sepse kur paraziti rizgjohet në trupat e tyre, një mushkonjë mund të mbartë ata parazitë tek dikush tjetër që shkon të pickojë.

Kjo e bën të vështirë eleminimin e kësaj sëmundjeje në mbarë botën. Tani administrata e 'Food and Drug' (Ushqim dhe Ilaç) (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka dhënë aprovimin për tafenoquin-ën, një ilaç që mund të nxjerrë parazitin jashtë vendit ku fshihet në trupin njerëzor dhe të ndalojë rrimarrjen e tij, shkruan ora news

Ajo mund të merret me anë të një tjetër medikamenti për të trajtuar infeksionin e menjëhershëm. Ekziston një medikament që mund të përdoret për të hequr malarien që jeton në trupin njerëzor, e quajtur primaquine. Por, ndryshe nga tafenoquine që kërkon vetëm një dozë, primaquine shpesh duhet të merret për 14 ditë.

Disa ekspertë janë të shqetësuar se shumë njerëz ndihen mirë ditët e para të medikamentit dhe nuk i marrin më ilaçet, duke e lejuar parazitin të shfaqet më vonë. FDA thotë se ilaçi është efektive dhe e ka aprovuar për përdorim në SHBA, por thekson se ka efekte anësore nga të cilat duhet treguar kujdes. Për shembull, njerëzit me probleme të enzimave, nuk duhet ta marrin këtë lloj ilaçi pasi mund t'i shkaktojë anemi.

Rekomandohet që njerëzit të testohen para se të marrin këtë lloj ilaçi, i cili mund të shkaktojë probleme në vendet e varfra, ku malaria është e zakonshme. Ka shqetësime gjithashtu se në doza të larta, mund të jetë problem për njerëzit me sëmundje psiqike.

Por, përveç këtyre paralajmërimeve, ka shpresë se ilaçi, bashkë me përgatitjet e tjera do të ndihmojë për uljen e malaries në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco