FOTO/ Prej orës 1 pasmesnate përgatituni për stuhi shiu. Ja zonat

FOTO/ Prej orës 1 pasmesnate përgatituni për stuhi shiu. Ja zonat

23:21, 22/07/2018
A+ Aa A-

Duket se ditët e nxehta do të ja lënë vendin shiut.

Që pas mesnatës së sotme pritet të ketë reshje të shumta shiu dhe stuhi në zona të caktuara.

Prej ditësh, agjencitë e parashikimit të motit kanë bërë të ditur se nga hëna do të ketë reshje shiu dhe ulje temperaturash.

Të hënën priten të fillojnë reshjet në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive.

Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Image

Temperaturat

Ditën e hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28°C

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco