Gjirokastra 8 orë pa drita, bizneset operojnë me gjeneratorë

Gjirokastra 8 orë pa drita, bizneset operojnë me gjeneratorë

22:07, 22/07/2018
A+ Aa A-

Gjirokastra prej 8 orësh ndodhet pa drita, duke shkaktuar problem të madh tek bizneset.

Nga raportimet mësohet se bizneset po operojnë me gjeneratorë.

Bëhet me dije se pjesa muzeale e qytetit, përfshirë edhe disa lagje si Varrosh, Partizani, Granicë, Mecite, Palorto, Pazari i Vjetër, prej mesditës së sotme e deri në këto moment, iu është privuar energjia elektrike.

Thuhet se ka remont në një kabëll të tensionit të lartë që figuron të jetë me probleme në pjesën e kështjellës së qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco