FOTO/ Festa e Fërgesës në Tiranë

FOTO/ Festa e Fërgesës në Tiranë

18:35, 22/07/2018
A+ Aa A-

Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale.

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në “Festën e Fërgesës” në Surrel, ndërsa nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase.

Festë në të cilën mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit.

‘Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë.

Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori”, u shpreh Veliaj.

Në fund, u bë edhe shpërndarja e certifikatave për pranimin e shef Ismet Shehut dhe Ilir Hysajt në ‘Aleancën e Shefave Slow Food’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco