Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Pritet pema më e vjetër në Durrës

VIDEO/ Pritet pema më e vjetër në Durrës

16:35, 20/07/2018
A+ Aa A-

Një pemë e vjetër shekullore, arrë e egër, lartësia e së cilës shkon deri në 50 metra, është duke u prerë nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit pranë mureve të kalasë në lagjen numër 1.

Trungu i pemës ishte plasaritur duke u ndarë përgjysmë, çka përbënte rrezik për jetën e qytetarëve që kalojnë pasditen në lulishte.

Përgjegjësi i sektorit të gjelbërimit në ndërmarrjen komuale, Hysni Huqi, sqaroi për Durrës Lajm se e vetmja mundësi ishte prerja e një pjese të madhe të pemës për të shmangur ndonjë aksident tek njerëzit.

Shumë durrsakë të vjetër mund të kenë kujtime të çmuara nga fëmijëria e tyre në pemët shekullore, të cilat një nga një po i zhduken qytetit.

Ca prej moshës së tyre të vjetër e ca prej dorës së njerëzve, në rrugët e Durrësit vështirë se mund të gjesh qoftë edhe një pemë të vjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco