E premte, mot i kthjellët me pak vranësi, temperaturat në rritje Darëzeza, Fier. Korrik 2018

E premte, mot i kthjellët me pak vranësi, temperaturat në rritje

07:28, 20/07/2018
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga forcimi gradual i fushës barike me presion të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të kushtëzojë vendin tonë dhe Kosovën mot të qëndrueshëm.

Dita e premte, datë 20 korrik  moti do të jetë me vazhdojë me alternime kthjellimesh përgjate Ultësirës  Perëndimore dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    21/33°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco