'Si vritet nana me fëmijë n’grykë, mor tu thaftë dora, t’mallkoftë nana e të vraftë Zoti…!'

'Si vritet nana me fëmijë n’grykë, mor tu thaftë dora, t’mallkoftë nana e të vraftë Zoti…!'

09:44, 17/07/2018
A+ Aa A-

Ti dorë vrastare! Në mëngjes, heret je zgjuar, apo nuk ke fjetur hiç. “Bravo”, misionin e kryve me sukses, vrave një çift që ndoshta nuk janë aq të pastër, siç i paraqet edhe Media, por ama një engjëll ishte me ta.

Unë u zgjova në mëngjes tu lujt me engjëllin tim si çdo ditë dhe lexova këtë lajm të kobshëm, një fëmijë 1 vjeç që i vritet babai dhe nëna në prehrin e të cilës po flinte.

Ti dorë vrastare, a ke përjetuar ndonjëhere sigurinë e prehrit të nënës?!

Ti dorë vrastare, a e din se nëna jote mbrëmë nuk ka fjetur sepse nuk të ka pasur ty në shtëpi, nuk të ka parë në mëngjes në krevat moj dorë vrastare?!

Ti moj dorë vrastare, a e ke parasysh foton e “Zojës me Jezusin” apo të “Merjemes me Isain”, që e le jetim atë fëmijë në prehnin e nanës?

Ti o dorë vrastare, a e din se ata ndoshta po shkonin në një ditë plazhi me atë engjëll që pas plumbave tuaj, u gjet fjetë në prehrin e nanës të vrame?!

Ti o dorë vrastare, a e din se 10m nga qëllove ti është një shtëpi e mbushur me jetim dhe që ti i vrave prindërit atij engjëlli?!

A e din ti moj dorë vrastare se: nëna jote, motrat tuaja, gjyshja dhe çdo njeri i kësaj bote të ka mallkuar sot, që faqet e atij bebi u lagen nga gjaku i nanës që ti vrave.

Ti, sot vrave një çift dhe ike, por mrapa ke lanë një jetim dhe më vrave mu e çdo njeri të këtij qyteti, këtij vendi e të kësaj bote.

Si vritet nana me fëmijë n’grykë mor tu thaftë dora, t’mallkoftë nana e të vraftë Zoti!!!

Marrë nga profili në Facebook i pedagogut Fatjon Taipi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco