FOTO/ ‘Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia’, kosovari tregon çfarë i ndodhi në Shqipëri Foto ilustruese

FOTO/ ‘Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia’, kosovari tregon çfarë i ndodhi në Shqipëri

18:55, 16/07/2018
A+ Aa A-

Një rast aspak i këndshëm i ka ndodhur një shtetasi të Kosovës përderisa kishte vendosur t’i kalonte një fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.

Fillimisht, personi në fjalë kishte vendosur që të rezervonte një dhomë në një nga hotelet e Shqipërisë, mirëpo me të pyetur për dhoma të lira, atij i ishte kërkuar paradhënie nga hoteli ku ai po kërkonte të kalonte pushimet.

Në pamundësi për një gjë të tillë, pushuesi nga Kosova kishte refuzuar këtë kërkesë dhe kishte filluar të kërkonte për alternativa të tjera të hoteleve.

Disa ditë pasi që ky person kishte gjetur akomodim në një tjetër hotel ku nuk ishte i detyruar të paguante paradhënie, atij i shkruajnë përsëri nga hoteli ku ai fillimisht kishte kërkuar për dhoma të lira.

‘Zotëri do vini? Keni bërë rezervim tek ne? Nëse jo na thoni?’, ishte pyetur ky pushues nga hoteli në fjalë.

E menjëherë pasi kosovari ishte përgjigjur se ka gjetur akomodim në një hotel tjetër, kishin filluar të sharat dhe ofendimet nga personat të cilët nuk dihet a janë pronarë apo nga personeli i këtij hoteli.

“Ju kosovaret jeni rrace derri, pak ua ka bërë Serbi”, ishin disa nga të sharat dhe ofendimet që ky pushues kishte marrë nga personeli i këtij hoteli.

Këtë shqetësim ky turist nga Kosova e ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetin social, Facebook.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arben17/07/2018 22:32

    Shume zhurme per asgje...Nje opinion i gabuar i nje punonjesi nuk eshte arsye per kaq mllef.Ne jemi nje kete e kemi treguar. Hoteli ne fjale ka nje sherbim korrekt kete e dine mire edhe pushuesit kosovar.

    krasasi tp 17/07/2018 08:19

    "ska pyll pa derra" thone ne Shqiperi."ska fshat pa nji horr" thuhet shpesh ne Kosove.Sot ne kushtet e integrimit vllazeror panshqiptar ,fjalet e urta jane modifikuar ne fjalen e urte:"ska fshat pa nje 99-ce.Ndaj te kihet kujdes nga kushdo.Zakonisht 99-cat dallohen lehte.Gishtin e madh dhe ate tregues i mbajne te shtrire duke formuar shkronjen L.Gishtin e madh mender jush e cojne mbrapa qe mos t'ua fus njeri ,Ndersa gishtin tregues e drejtojne per t'ja futur kujtedo qe nuk e ka mendjen.Ky postimi i turistit nga Kosova mund te ishte shmangur, ngaqe as ne jug nuk ka ndonji fryme antikosovare apo anti veri..Dhe as anasjelltas.Kete fryme konfliktuale midis veriut dhe jugut, kosovareve dhe shqiptareve e ncisin qarqe antishqiptare ne Serbi ,ne Greqi por edhe me gjere.Sigurisht politikan 99-ca.ka edhe ne Shqiperi.

    Shqipe16/07/2018 23:34

    Po mos u merzitni kaq shum per kosovarin.Se kur punojme ne gjermani ke pronari kosovar na shfrytzojne.Edhe asnje her nuk te paguajn ne regull per ato ore qe ke punuar .DHE NUK I KAN NDIMUAR ASNNJE HER SHQIPEN PO VETEM MASHTROJN....

    Gimi16/07/2018 22:49

    O Ladi, te paska ngel ora te vitet e para te Saliut, komunistat, jugu, veriu e budallaki te tilla. Jam plotesisht me medimin e dhene nga komentuesi Selimi. Ato qe shkruan ti, jane marrina

    Maloku16/07/2018 22:40

    Ti Loran flet kot. Urrejtjen mbaje per vete. Jemi mbrapa jo vetem Europes por dhe Kosoves e gjithe rajonit. Si mund te ofendosh ti shqiptaret e Kosoves qe kane 70 vjet ne perendim. Ti para ca ditesh dole jashte. Pabuks me urrejtje shekullore prej te padituri. Cmiraxhi e ego prej te prapambeturi ,nga qe nuk i arrini dot. Drogaxhi e palaço.

    Bubrreci 16/07/2018 22:11

    Mire ta kane bere! Akoma nuk e moret vesh qe shqiptaret nuk i duan as shqiptaret e as kosovaret??? Po t'ju donin nuk iu vinin tarifen e rruges se kombit. Plus cmimet per kosovaret , keto plehrat qe duan te bejne turizem, i vendosin me te larta. Prandaj degjo keshillen time : JU KOSOVARET BEJINI MUTIN SHQIPERISE DHE SHKONI E BENI PUSHIME KUDO TJETER NE EVROPE KU KLIENTIN E RESPEKTOJNE.

    Loran 16/07/2018 20:08

    Mir ta ka ber ashtu jeni

    bledi16/07/2018 19:12

    derra dhe plehra ka plot. sidomos nga ai lloja rrace qe pasi kane bere para me pisllqe vijne dhe ngrejne nje hotel duke ofruar nje sherbim qe le per te deshiruar ne sherbim dhe ne cmim. me vjen keq per cfare i ka ndodhur zoterise

    Selimi16/07/2018 19:11

    Ky pushues nga Kosova, qe te besohet, duhet te tregoi emerin e Hotelit. Perderisa nuk e jep emerin, kemi te drejten te dyshojme se ky person me kombesi "kosovari" duhet te jete nje filloserb dhe armik i Shqiperise. Le te japi jo vetem emerin e Hotelit por edhe numrin e telefonit nga e kane marre. Nse nuk eshte filloserb, duhet te jete atehere nje mashtrues dhe frikacak i madh.

    Landi16/07/2018 19:02

    Duhet kujdes. Çfare i kemi bere ne vetes nuk na ka bere Serbi. Kujdes nga Shqiptaret. Mendoj se jane komunistat te cilet bejne buznes. Urrejne ç'eshte veriore. Vetem ata kane urrejtje per gjithçka.

    Shto koment

    Denonco