Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lajme të këqija nga moti për këtë javë/ Ja parashikimi

Lajme të këqija nga moti për këtë javë/ Ja parashikimi

17:37, 16/07/2018
A+ Aa A-

Mbi vendin tonë vazhdon të mbizotërojë mot i kthjellët.

Por sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb, nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore dhe pjesërisht në qendër.

Pjesa e dyte e javës dhe kryesisht fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave të cilat do kapërcejnë 36°C.

Parashikimi i motit sipas Meteoalb:

Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshme kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës risjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës, por sërish fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco