Alarm në Mat, shënohet një rast me Antraks tek bagëtitë

Alarm në Mat, shënohet një rast me Antraks tek bagëtitë

18:06, 09/07/2018
A+ Aa A-

Në zonën e Matit është rishfaqur sëmundja e rrezikshme e gjedhëve, Antraksi. Pak kohë më parë banorët e zonë u përballën me sëmundjen e Dermatozës Nodulare, e cila shkaktoi dëme të mëdha të fermerët e zonës. Pasi sëmundja u zhduk, fermerët u kompensuan nga qeveria me lopë të importuara.

Por sëmundja e plasjes është shfaqur sërish dhe ka shkaktuar ngordhjen e parë, pikërisht tek gjedhët që kanë marrë si kompensim fermerët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.

Rasti është shënuar në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

Banorët kërkojnë me ngulm që shteti të bëjë vaksinimin e gjedhëve të tjera.

Ndërkaq, mjeku i Shërbimit Veterinar pranë Zyrës së Bujqësisë Mat, Selman Kurti, tha se rasti është i konfirmuar nga Instituti i Lartë Veterinar.

Kurti tha se sëmundja është ngjitëse edhe tek njeriu në dy forma, të prekjes së gjedhit të infektuar dhe kur konsumon mishin e tij. Nisur nga kjo ai apelojë fermerët që të lajmërojnë menjëherë instancat nëse kanë ngordhje të papritura të gjedhëve.

Fakti që kjo sëmundje ka prekur një gjedhë të importuar, specialistët e lidhin me imunitetin e dobët të tyre në vendin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco