23 Qershor, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

23 Qershor, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

07:37, 23/06/2018
A+ Aa A-

Sot data shënon 23 Qershor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë:

Ngjarje

1887 - Krijohet Banff National Park, i pari në Kanada

1956 - Gamal Abdel Naser zgjidhet kryetar i Egjyptit.

1967 – Konferenca Glassboro - Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.

1968 - 74 persona u vranë dhe 150 të tjerë u plagosën në stampede futbolli në drejtim të një daljeje të mbyllur në stadiumin e Buenos Airesit.

1972 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe shefi i kabinetit të tij i Shtëpisë së Bardhë, H. R. Haldeman, incizohen gjatë bisedave të tyre ku përpiqen ta përdorin CIA-n për ndaljen e hetimeve të zhvilluara nga FBI-ja pas dyshimeve për aferën Watergate, shkak i së cilës Nixon dha dorëheqjen.

1981 – Një aeroplan i kompanisë “India Air” kishte humbur kontrollin mbi territorin ujor irlandez, duke lënë 329 pasagjerë të vdekur. Aeroplani nuk kishte kaluar më shumë se 45 minuta fluturim pas ngritjes nga aeroporti londinez në momentin kur ka humbur kontaktin me radarët.

1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.

1985 - Një bombë terroriste në fluturimin Air India 182 rrëzon një Boeing 747 në bregun e Irlandës, duke i vrarë të 329 personat në avion.

1990 - Moldavia deklaron pavarësinë.

1992 – “Teflon Don” u dënua me burgim të përjetshëm. Bosi i krimit të New Yorkut, John Gotti, ishte dënuar me dënimin kapital. Atij nuk i ishte lejuar as e drejta e ankesës. Ai ishte drejtuesi i mafisë më të madhe njujorkeze, që zhvaste dhe vriste njerëz të biznesit.

1994 - Republika e Afrikës së Jugut, pasi shfuqizon ligjet mbi Apartheidin, ripranohet në Mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.

Lindje

1936 - Konstantinos Simitis, politikan grek.

1937 - Martti Oiva Ahtisaari, politikan finlandez.

1944 - ?ani Maršan, këngëtar kroat

1960 - Fadil Vokrri, futbollist.

1972 - Zinedine Zidane, futbollist francez.

Vdekje

1996 - Andreas Papandreu, politikan dhe ekonomist grek, premieri i parë socialist dhe themelues i PASOK-ut.

1972 - Akaki Khorava, aktor gjeorgjiano-rus.

2014 - Ali Jasiqi, shkrimtar shqiptar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco