Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Çudia, në 60 minuta ra shi sa për të gjithë muajin maj

Çudia, në 60 minuta ra shi sa për të gjithë muajin maj

21:25, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, dhe duke kufizuar qarkullimin e trafikut. Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara.

Por duket se shiu i sotëm dhe breshëri i rënë në Tiranë ka qenë i pazakontë, pasi sipas sinoptikanëve pasi sasia ishte jashtë çdo parashikimi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sinoptikanja Tanja Porja e Meteoalb thotë se përgjatë 60 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njëjtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.

Postimi i plote ne Facebook i meteorologes, Tanja Porja:

Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).

Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm.

Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco