Trafiku në kaos në Durrës, autobuzi ngec tek Torra, durrsakët nisin ironitë

Trafiku në kaos në Durrës, autobuzi ngec tek Torra, durrsakët nisin ironitë

14:54, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një autobus me turistë që kishte hyrë nga bulevardi dhe do të kthehej në rrugicën e ngushtë anash Torrës për të dalë në shëtitoren “Taulantia”, ka ngecur aty për minuta të tëra.

Pas ndryshimeve që kanë ndodhur në atë zonë me fillimin e punimeve për “Velierën”, shumë qytetarë kanë shfaqur hapur ankesat e tyre në lidhje me projektin dhe mosaprovimin për devijimin e rrugës.

Kushdo që e përshkon me automjet të vogël rrugicën e ngushtë rreth e rrotull Torrës, kalon me vështirësi për shkak se mund të gërvishtë makinën në çdo çast, apo të përplaset me bordurën e trotuarit.

Dhe kur kalon një autobus, vështirësia nuk mund të përshkruhet me fjalë... thjesht pritet një kaos siç ndodhi sot! Minuta të tëra bllokim trafiku, dhe një ‘hall’ i madh nga drejtuesi i autobusit për të kaluar me sukses në atë pjesë rruge, që ndodhet në mes të qytetit turistik. Edhe uniformat blu asistuan në vendngjarje, ndërsa shoferët e tjerë thjesht duruan nën pikun e diellit lirimin e trafikut...

“Kur do ta dekorojmë inxhinierin e bashkisë”?! Kështu e nisi me ironi denoncimin e tij pranë “DurrësLajm”, një i ri nga Durrësi që u gjend sot para një situate trafiku të rënduar pranë Torrës Veneciane, rrethrrotullimi i të cilës ka pësuar ndryshime në kuadër të projektit “Veliera”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco