Moti në fundjavë në vendin tonë, çfarë njoftojnë meteorologët

Moti në fundjavë në vendin tonë, çfarë njoftojnë meteorologët

09:56, 22/06/2018
A+ Aa A-

Sot moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të shpeshta gjatë mesditës kur priten shira të përkohshëm në veri dhe zonat lindore por shira të izoluar në qendër e jug, njofton Meteoalb. 

Orët e natës sjellin një sistem vranësirash duke sjellë shira në të gjithë territorin; në veri dhe qendër gjatë orëve të para të ditës ndërsa gjatë mesditës shirat lokalizohen në zonat juglindore.

Pasditja përmirëson motin në territor duke bërë që të dominojnë kthjellimet me vranësira kalimtare; kushte që vijojnë edhe pjesën e parë të së dielës. Pasditja e së dielës sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të izoluar në juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit janë ulur mesatraisht 2°C gjatë mëngjesitl rënie që vijon edhe në orët e mesditës duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet në 2°C.

Mëngjesi i së shtunës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në veri dhe zonat lindore por rënie më të lehtë në qendër – jug ndërsa mesdita ul ndjeshëm temperaturat në të gjithë Shqipërinë kur pritet maksimumi 26 – 27°C në Ultësirën Perëndimore.

Dita e diel ruan vlera termike thuajse konstante ne mëngjes por rritje të lehtë ri-sjell mesdita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco