22 Qershor, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

22 Qershor, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

06:50, 22/06/2018
A+ Aa A-

Sot data shënon 22 Qershor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë:

Ngjarje

1941 – Gjermania naziste fillon pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Lideri sovjetik, Joseph Stalin, befasohet nga sulmi i papritur i forcave të Adolf Hitlerit. Nazistët Marshojnë drejt Moskës. Ai kështu shkeli marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik për respektimin e sovranitetit reciprok.

1979 – Gjykata britanike e liron Jeremy Thorpen, liderin e Partisë Liberale nga akuzat për tentativë vrasje të Norman Scottit.

1981 Mark Chapman e pranon se kishte qëlluar për vdekje frontmenin e “Beatles”, John Lennonin. Ai në dhjetor të vitit 1980 e kishte vrarë këngëtarin më të famshëm të asaj kohe. Ai kishte ndryshuar në mënyrë dramatike deklaratën, duke theksuar se thirrja për vrasjen e Lennonit i kishte ardhur nga Zoti.

2001 – Gjykata vendos t’i lirojë dy të miturit që kishin kryer vrasjen e James Bulger. Drejtësia kishte bindjen se djemtë e moshës dhjetëvjeçare nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm për veprim që kishin bërë.

2004 – Një gjykatë belge e dënon me vdekje Marc Dutrouxin, i cili kishte dhunuar, torturuar dhe vrarë fëmijë.

Lindje

1767 - Wilhelm von Humboldt, gjeograf,dhe burr shteti gjerman.

1805 - Giuseppe Mazzini, revulucionar italian dhe themelues i lëvizjes "Italia e Re" në shek. 19.

1898 - Erich Maria Remarque, letrar gjerman

1932 - Soraya Esfandiary Bakhtiari, bukuroshe persiane, gruaja e dytë eshahut Mohammed Rez Pahlavi.

1949 - Meryl Streep, aktore amerikane

1953 - Cyndi Lauper, kantautore amerikane

1961 - Jimmy Somerville, muzikant anglez

1964 - Dan Brown, shkrimtar amerikan i trillerve detektiv.

2003 - Ledjano Hajdini

Vdekje

1691 - Sulejmani i II-të, sulltan i perandorisë osmane

1961 - Marija Rumune,princeshë rumune dhe mbretëreshë e mbretërisë së Jugosllavisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco