Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Hera e parë, gjykata dënon Institucionet të dëmshpërblejnë banorët që nuk janë furnizuar me ujë

Hera e parë, gjykata dënon Institucionet të dëmshpërblejnë banorët që nuk janë furnizuar me ujë

12:24, 21/06/2018
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Vioskë të bashkisë së Mallakastrës, do të dëmshpërblehen nga institucionet, pasi nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm. Ky është vendimi që ka marë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Vlorë, pas një procesi gjyqësor për kërkimin e të drejtave të shkelura të banorëve të Visokës, proces që zgjati rreth 8 muaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka bërë të ditur, se kjo është hera e parë që jepet një vendim i tillë në Shqipëri për mungesën e ujit të pijshëm për banorët. Gjykata ka urdhëruar kompensimin e dëmit që i është shkaktuar banorëve, bashkërisht nga organet shtetërore përgjegjëse, shkruan Ekonomix.al

Komiteti, si njekës i çështjes thotë, se ky është vendimi i parë gjyqësor në Shqipëri i këtij lloji dhe përbën pjesërisht model pozitiv të mbrojtjes së drejtpërdrejtë gjyqësore të individëve në nevojë.

Por, në thelb vendimi edhe pse pranon se ka pasur një dëm nuk i detyron institucionet që tu sigurojnë banorëve të fshatit furnizimin me ujë të pijshëm. Institucionet e paditura në këtë çështje janë Bashkia Mallakastër, Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Agjensia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco