Sëmundja që po qarkullon në Shqipëri. Ja çfarë paralajmëron mjeku i njohur

Sëmundja që po qarkullon në Shqipëri. Ja çfarë paralajmëron mjeku i njohur

13:06, 20/06/2018
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm që ka të bëjë me popullatën por duke këshilluar edhe kolegët
e tij.

Infeksionisti Kalo thotë se në Shqipëri po qarkullon përveç fruthit e variçelës edhe një sëmundje tjetër e ngjashme e quajtur me termin shkencor “Exanthema infectiosum” ose “Sëmundja e pestë”. Ai shkruan se është një sëmundje virale me karakter beninj dhe publikon disa foto për të treguar se si duket kjo sëmundje, ndërkohë që këshillon koelgët të rifreskojnë njohuritë mjekësore.

*STATUSI I MJEKUT*
Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një
sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto
sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme.
Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundjenë vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në  praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco