Lajme të këqija nga moti/ Meteorologët paralajmërojnë: Deri në fund të muajit jo vetëm shi por edhe ...

Lajme të këqija nga moti/ Meteorologët paralajmërojnë: Deri në fund të muajit jo vetëm shi por edhe ...

22:29, 19/06/2018
A+ Aa A-

Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite. Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.

Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufetë, pasi do të kenë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.

Meteorologu, Metodi Marku, kërkon nga qytetarët dhe pushuesit të bëjnë kujdes, pasi ka prezencë të lartë të shkarkesave elektrike, rrufeve.

Paqëndrueshmëria e motit, ka ndikimin e tij në shëndet, sidomos ndaj kategorive të caktuara që kanë dhe imunitet më të dobët si fëmijët.

Në shërbimin e Pediatrisë në QSUT, mjekët i thanë Ora Neës që në 24 orë, 180-200 pacientë të vegjël kërkojnë ndihmën mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco