Shkon me barrelë dhe bëhesh me këmbë: zbulohen llixha të reja në Prrenjas

Shkon me barrelë dhe bëhesh me këmbë: zbulohen llixha të reja në Prrenjas

10:05, 19/06/2018
A+ Aa A-

Harrojeni Liqenin e Zi në Lenie të Gramshit. Zbulohet një llixhë e re në fshatrat e Prrenjasit. Bëhet fjalë për ujërat e maleve në fshatin Lëpushë të Njësisë Administrative Stravaj.

Lëpusha është një fshat i thellë malor i mbuluar me pyje dhe gjelbërim dhe me ujë të bollshëm. Por ajo që kanë zbuluar banorët e këtij fshati është efekti magjik i ujërave të përroit të tyre.

Sipas banorëve, këtu njerëzit vijnë me barrelë dhe pas pak ditësh ecin me këmbët e veta. Këtë cilësi të ujit e kanë provuar vetë banorët e fshatit. “Nuk kemi nevojë për mjek. Unë kam pasur gruan keq dhe e kam sjellë edhe në mes të dimrit në këtë vend. Ka bërë llixhë dhe është çuar në këmbë. Këtë duhet të ma besoni”.

Një tjetër banor tregon se uji i llixhave të Lëpushës shëron sëmundje të tilla si reumatizmën, sëmundjet e kokës, sëmundje të gjakut, mëlçisë, veshkave etj. Kulmi i frekuentimit mbeten muajt korrik-gusht. Por efekti është gjithëvjetor, shkruan inforlebasani. Sipas shpjegimit shkencor, efekti terapeutik i tyre bazohet në terapinë e ftohtë dhe përbërjen minerale të ujit. Ka mjaft shtetas të interesuar për llixhat e Lëpushës, por largësia dhe mungesa e infrastrukturës bën që ato të mos shfrytëzohen si duhet. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco