Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kadiu: Taksa e re për TVSH, qeveria po zhvat qytetarët, karvani i babëzisë ecën përpara

Kadiu: Taksa e re për TVSH, qeveria po zhvat qytetarët, karvani i babëzisë ecën përpara

10:50, 18/06/2018
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka akuzuar qeverinë se po zhvat qytetarët me iniciativën e fundit për të rritur taksën që paguajnë shqiptarët për Radio Televizionin Publik Shqiptar e për ta ndarë më pas me televizionet private.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu thekson se median e lirë nuk e ndan asgjë nga propaganda dhe se kryeministri Rama po përpiqet të grabisë çdo pasuri publike të mundshme, siç po bënë këtë herë edhe me frekuencat televizive. Statusi i Kadiut në Facebook Çfarë ndryshimi kanë frekuencat e transmetimeve televizive nga çdo pasuri tjetër publike?! ASGJË.

Atëherë le ta zhvasim. Çfarë e ndan sot median e lirë nga propaganda?! ASGJË. Atëherë ta suportojmë me lekët e qytetarëve. Atëherë le t’u marrim para shqiptarëve e t’ia japim këtyre mediave private. A ka ndonjë ndryshim kjo e fundit nga të gjitha punët e qeverisë Rama?!! ASGJË. Karvani i babëzisë ecën përpara. P.s. Mediat në Shqipëri janë të përjashtuara nga TVSH-ja e reklamës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco