Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

70% e aborteve vetëm prej varfërisë

70% e aborteve vetëm prej varfërisë

08:07, 18/06/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 70 për qind të aborteve u kryen vitin e kaluar nga gra me gjendje të rënduar ekonomike. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, i cili ka analizuar abortet sipas statusit ekonomik të femrave është gjetur se pjesa dërrmuesve e ndërprerjes së barrës bëhet nga gra që janë të papuna dhe që nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve.

Teksa vitet fundit shihet një tendence në rritje për abortet edhe në gratë në marrëdhënie pune, të cilat nxiten të ndërpresin barrën më shumë për shkak të karrierës.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta, duke përbërë më shumë se 70,0 % të aborteve gjithsej.

Sipas INSTAT, në vitin 2017, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara rritet me 5,9 pikë përqindje duke arritur në 27,6 % kundrejt 71,6 % të aborteve të kryera nga gratë e papuna.

Pjesa më e madhe e aborteve, gjatë vitit 2017, është kryer nga gratë me nivel arsimor 9-vjeçar dhe të mesëm, përkatësisht 37,1 % dhe 36,0 %. Peshën më të vogël e zënë gratë me nivel arsimi fillor, ndërsa përqindja e aborteve nga gratë me nivel arsimor të lartë zë 21,1 % të totalit.

Sipas INSTAT ka dy kategori abortesh spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar ka për origjinë një veprim të ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

Gjithsesi numri i aborteve në vitin 2017 ka pësuar rënie duke arritur në 5.265 dhe po kështu edhe raporti i abortit.  Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

INSTAT raporton se, abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë në vitin 2017, 77,4 % të totalit. Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.

Në këtë grupmoshë, 8,1 % kryejnë një lindje dhe 1,11 % kryejnë një abort.

Ndërsa për grupmoshën mbi 34 vjeç 1,13 % e grave bëjnë një lindje dhe 0,53 % kryejnë një abort.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco