Daullexhiu i vogël nga Dorëzi, fëmija që e nxjerr bukën me dinjitet

Daullexhiu i vogël nga Dorëzi, fëmija që e nxjerr bukën me dinjitet

10:04, 17/06/2018
A+ Aa A-

E thërrasin Mon Topi i Ri. Emrin e ka Emanuel. Është romi i vogël që ka marrë zemrën e gjithë banorëve të fshatit Dorëz në Librazhd. Moni po ecën në gjurmët e të atit. Ai po mëson daullen një vegël muzikore, sa burrërore, aq edhe domethënëse ndër shqiptarë.

Gjatë muajit të Ramazanit, Moni nuk harroi asnjëherë që të kujtonte banorët për syfyr dhe iftar. Agjëroi edhe ai. Por mbi të gjitha ai “ka dorë” për daulle. Është një talent që duket se do ta vazhdojë më tej traditën ë të parëve të tij.

Moni merr pjesë edhe në gëzime familjare dhe daullja tashmë mban emrin e tij. Mon Topi (i riu).

Dje ishte Fitër Bajrami. Ai vari daullen në rrapin e moçëm të fshatit dhe kreu ritet e faljes në xhaminë e fshatit bashkë me besimtarët e tjerë. Pastaj doli, vari daullen në qafë dhe nisi të shpërndajë tingujt e gëzuar të festës. Të gjithë banorët e fshatit e doravitën monin. Daullja e tij u mbush plot me lekë.

Më pas ai shkoi dhe gëzoi me familjen e tij. Kjo ishte historia e Monit nga Dorëzi i Librazhdit, një fëmije që e nxjerr bukën e gojës me dinjitet. Infoelbasani.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco