Tensione para Kryeministrisë: Nuk po kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona

Tensione para Kryeministrisë: Nuk po kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona

11:41, 13/06/2018
A+ Aa A-

Minatorët po zhvillojnë një protestë ditën e sotme para ambjenteve të kryeministrisë për statusin e minatorit. Ato kanë paralajmëuar se do të ngrenë tenda para ambjenteve të kryeministrisë. “Do të ngremë tenda. Marrim 150 mijë lëkë të vjetra dhe mezi mbajmë fëmijët. Po presim përgjigje nga kryemintri dhe më pas do të vendosim. Jeni 140 deputetë, 140 hajdutë, tu vijë turp. Nuk kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona”.

Ndërkohë që kreu i sindikatës Fiqir Xibri kërkon që minatorët të qetësohen.

Minatorët protestuan edhe një javë më parë teka kryeministria. Ata  kërkojnë miratimin e statustit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco