Mbetjet në Porto Romano, banorët në protestë: Po na vrasin

Mbetjet në Porto Romano, banorët në protestë: Po na vrasin

10:41, 13/06/2018
A+ Aa A-

Teksa kryeministri, Edi Rama, zhvillonte një takim me qytetarët e Durrësit, banorët e Porto Romanos dolën në protestë pasi sipas tyre llogaridhënia duhet të niste nga vendgrumbullimi i mbetjeve.

“Lekët i do ai, hajde paguaju taksat, po ku është taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit këtu?”  Protestuan kundër shkarkimeve të mbetjeve dhe asgjësimit në terren të hapur.

“Na vijnë mbeturinat afër shtëpisë, do na vijnë në kuzhinë se te dera e shtëpisë kanë ardh”. “Ne kërkojmë o landfilldi ose të na zhukë ne nga kjo lagje e Durrësit”., shkruan ara neës.

Në mbështetje kishin edhe deputetë dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike. Bashkë me urbanistet denoncuan njëzëri atë çfare po ndodh në Porto Romano. Kreu lokal i PD Durrës Ferdinant Xhaferri tha se: “Po protestojmë në vendgrumbullimin e mbeturinave, protetsat tjetër te dera e bashkisë dhe brenda bashkisë”.

Çdo vit, në këtë hapësirë e cila shërben për grumbullimin e mbetjet të 3 bashkive, Durrës, Shijak dhe Kavajë, shkarkojnë mbi 70 mijë tonë mbetje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco