Protesta/ Flet Drejtori i Spitalit Ushtarak: Ja si është gjendja e të plagosurëve

Protesta/ Flet Drejtori i Spitalit Ushtarak: Ja si është gjendja e të plagosurëve

16:13, 26/05/2018
A+ Aa A-

Në një komunikim për mediat, drejtori i spitalit, ku ndodhet kryeredaktori i RD-së Bledi Kasimi dhe efektivët e policisë të plagosur ka folur rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

“Në spital kanë mbërritur 9 policë të dëmtuar. Kryesisht me dëmtime në regjone të ndryshme të organizmit dhe një gazetar i ardhur 10 minutash para tyre. Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët janë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetarit do të largohen pas pak minutash".

Protesta e sotme e opozitës zgjati për rreth dy orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco