Çfarë po ndodh, kërkojnë ujë të pijshëm, por kërcënohen natën nga policia bashkiake e Elbasanit

Çfarë po ndodh, kërkojnë ujë të pijshëm, por kërcënohen natën nga policia bashkiake e Elbasanit

09:44, 24/05/2018
A+ Aa A-

Banorët e shtëpive sociale në Elbasan pretenduan gjatë një kronike televizive se vuajnë prej më shumë se një muaji mungesen e ujit të pijshem.

Fill pas kronikës së transmetuar nga televizioni Fax News, ku familjet qe jetojnë në banesat sociale në Elbasan u ankuan se prej 1 muaji vuanin mungesën e ujit të pijshëm, familjarët thonë se janë kërcënuar. Ata shprehen  se kanë qënë në gjumë teksa persona të veshur me uniformën e policisë bashkiake, por edhe përgjegjësi i zonës Ibrahim Cenaj i kanë rënë derës në mënyrë të dhunshme duke i shkaktuar jo pak panaik.

Banorët pretendojnë se fjalori i përdorur karshi tyre ka qënë banal, ku përfaqësuesit e policisë bashkiake i kanë kërcënuar se do ti nxjerrin në rrugë nëse nuk kryejnë pagesat , duke i lënë afat vetëm një ditë kohë.

Të frikësuar jo të gjithë banorët ekspozohen para kameras. Ata nuk thonë me siguri se paralajmërimi i policisë bashkiake ka lidhje me prononcimin e tyre në media për mungesën e ujit të pijshem , por e shohin të cuditshëm faktin se paralajmërimet vijnë menjëherë pas apelit të tyre për ujë të pijshëm. Në banesat sociale në lagjen “5 maji” në Elbasan jetojnë rreth 100 familje, të cilët të ndikuar nga kushtet ekonomike jo gjithnjë kanë qënë korrekt në pagesat e qerasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco