Qeveria akordon 1.9 milionë lekë për kurimin e Luan Hajdaragës

Qeveria akordon 1.9 milionë lekë për kurimin e Luan Hajdaragës

19:57, 23/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar vendimin duke i dhënë 1.9 milionë lekë ish-ministrit Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore. 

Vendimi është marrë në datën 16 maj ndërsa mbulon transportin jashtë vendit për ish-ministrin. Hajdaraga pak javë më parë pësoi një ishemi në tru, ndërsa po kurohet në Turqi.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Mbulimin e shpenzimeve të transportit mjekësor të z. Luan Hajdaraga, në shumën 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekë.

2. Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të transportit mjekësor ajror.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco