Matura Shtetërore shpall datat e provimeve për ngelësit

Matura Shtetërore shpall datat e provimeve për ngelësit

14:22, 23/05/2018
A+ Aa A-

Shpallen datat për provimet e maturës shtetërore për sesionin e dytë. Në këtë sesion kanë të drejtë të hyjnë të gjithë maturantët të cilët rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore në sesionin i parë.

Ata që rezultojnë mbetës dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2018, kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore si dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga MASR-ja.

Sipas udhëzimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të botuar në fletoren zyrtare, shkruan scan.tv, datat e caktuara për provimet janë: Për gjuhën e huaj, 27 gusht, për gjuhën shqipe, 30 gusht ndërsa matematika më 3 shtator dhe provimi me zgjedhje në datë 7 shtator.

Në udhëzim bëhet e qartë se drejtoritë e shkollave duhet të dorëzojnë në drejtorinë arsimore rajonale brenda datës 23 gusht listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore. Në datë 24 gusht DAR/-ZA-t duhet ta dërgojnë këtë listë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco