Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Shpirtmadhësi: francezja i hap shtëpinë familjes shqiptare, vetë fle në divan

Shpirtmadhësi: francezja i hap shtëpinë familjes shqiptare, vetë fle në divan

07:24, 23/05/2018
A+ Aa A-

Në Gap të Francës, një familjes shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bëri ftesë për ta ndihmuar familjen me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.

Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare. Tani tre ditë me radhë, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare. Ajo që është më keq, francezja fle në divanin e sallonit. “Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”, përcjell Albinfo.ch.

Më tej ajo shpjegon se çifti fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.

Çifti i cili ka kërcënime nga mafia në Shqipëri, ka parashtruar kërkesë për azil, njofton më tej Albinfo.ch. Mirëpo, ajo iu refuzua. Pa Michèle, familja do të mbetej në rrugë. “Më parë, ka ekzistuar mundësia për të thirrur numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon: “Na kanë thënë se nuk janë të `prekshëm`, por çfarë do të thotë `i prekshëm` kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të holla?”

Familja do të vazhdojë përpjekjet e saj. Megjithatë, shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë. Në këtë vend me vështirësi të mëdha ekonomike, i cili është vlerësuar si vend me prejardhje të sigurt, shqiptarët shumë pak e kanë të rregulluar jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco