Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Tërmeti shkund Shqipërinë! Ja dëmet që shkaktoi

FOTO/ Tërmeti shkund Shqipërinë! Ja dëmet që shkaktoi

17:00, 20/05/2018
A+ Aa A-

Pasojat e tërmeteve në jug, shtëpi të shembura dhe të dëmtuara. Kjo është situata e rëndë në disa zona në jug të vendit, të cilat u përfshinë nga një valë goditjesh sizmike mbrëmjen e kaluar.

Në fotot e mëposhtme duken shtëpitë e shembura, dhe të tjera që janë dëmtuar në masë.

Shumica prej tyre janë të pabanueshme, pasi rrezikojnë të shemben si pasojë e dëmtimeve në mure.

Të paktën 20 shtëpi janë shkatërruar deri në këto momente, ndërsa zona më e rrezikuar është ajo e Vërmikut në Vlorë.

Ajo e mbrëmshmja mund të konsiderohet si një situatë e pazakontë, pasi më shumë se 14 tërmete u regjistruan vetëm gjatë natë, teksa më i forti ishte me magnitudë 4.7 ballë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco