Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

FOTO/ Rrëqethëse. Djali gjen nënën biologjike pas 33 vitesh, por ajo…

FOTO/ Rrëqethëse. Djali gjen nënën biologjike pas 33 vitesh, por ajo…

09:21, 20/05/2018
A+ Aa A-

Një histori rrëqethëse ka qenë ajo e Blerimit, të riut i cili ishte  drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i qëndronte pranë gjithmonë.

Mirëpo, nga ana tjetër ai i kishte kërkuar programit edhe që t’i gjenin nënën e tij biologjike.

Dhe programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Blerimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.

Gjatë bisedës që u zhvillua midis Arbana Osmanit dhe Terezës u kuptua që Tereza kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë, por ajo nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar. Gjithsesi, ajo për asnjë moment nuk tregoi se kishte dhe një fëmijë tjetër, veç vajzës së barkut siç e cilësonte ajo dhe fëmijëve të burrit që i donte shumë. Tereza tregoi historinë e saj, ku burri i parë i kishte vdekur dhe ishte martuar sërish.

Duke folur me Terezën, moderatorja Arbana zbuloi që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë. Dëshira për të takuar mamanë me djalin pas 33 vitesh bëri që Arbana të ndiqte Terezën në prapaskenë duke këmbëngulur që ajo të takonte djalin e saj.

Në praninë e kamerave dhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit që Tereza bëri me Arbanën u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi takoi Terezën dhe emocioni me fjalët që iu drejtua: “Më ke falur jetën dhe të falënderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paç hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh se: “Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco