Ceka: Konsulenti i 'Velierës' do nderuar me medaljen e artë të Injorantit

Ceka: Konsulenti i 'Velierës' do nderuar me medaljen e artë të Injorantit

09:07, 27/04/2018
A+ Aa A-

Sheshi “Veliera” prej rreth 1 vit e gjysëm ka mbetur një gërmadhë e hapur në zemër të Durrësit, në mes të portit detar e Torrës Veneciane. Investimi prej 6 milionë dollarësh është ndërprerë në mes dhe në fillim të sezonit turistik interesi i të gjithë durrsakëve dhe biznesit është qq t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij sheshi, i cili prezanton Durrësin 3 mijë vjeçar, me çdo turist që hyn në qytetin port.  

Arkeologu Neritan Ceka, tha se projektuesi i Velierës ka zgjidhur çështjen e trafikut, por ka sjellë gabimisht një projekt të tillë, për t’i bërë karshillëk Torrës Veneciane, e cila është stema e kulturës së këtij qyteti dhe simbol i bashkisë së Durrësit. Sipas tij, konsulenti arkeologjik i këtij projekti duhet 'nderuar' me medaljen e artë të injorantit.

"Ngritja e Velierës është një nga aktet më obskurantiste që mund të ndodhin në Shqipëri",- tha Ceka

Neritan Ceka nuk di të thotë për të ardhmen e sheshit, i cili ka mbetur gërmadhë dhe peng i Gjykatës Administrative. Sipas tij, fondet për këtë projekt mund të ishin transferuar në projekte të tjera për qytetin e Durrësit.

Këto deklarata janë bërë në Durrës ku është duke u mbajtur konferenca shkencore “Kultet e Adriatikut”, e cila ka mbledhur ekspertë të Arkeologjisë të Shkollës franceze të Romës dhe Universitetit Ausonius-Bordeaux-Montaigne, por edhe arkeologë e historianë të njohur nga Shqipëria, Kroacia, Franca, Italia dhe Sllovenia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/04/2018 21:19

Çfarë trafku ka zgjidhur veliera o "mjeshtër trafiku". A thua se para e pas nënkalimit arrin autostrada e Ballkanit dhe vazhdon autostrada e Adriatikut që arrin në Itali. Po deri tek Currilat do shkojë ai trafik, 2000 metra rrugë, në stinën e verës automjetet do mbeten të bllokuara në gropën e nënkalimit bashkë me tymrat kanceroze. Medalja e injorantit i takon një xhuxhi që zemrën e ka të ngjitur me brimën e bythës.

Shto koment

Denonco