Këshilli bashkiak do miratojë vendimin për ndihmën ekonomike të 3500 familjeve të kryeqyteteit

Këshilli bashkiak do miratojë vendimin për ndihmën ekonomike të 3500 familjeve të kryeqyteteit

11:43, 26/04/2018
A+ Aa A-

Këshilli bashkiak i Tiranës do të miratojë sot projektvendimin mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet.

Kategoritë që përfitojnë janë persona me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.

Një tjetër vendim është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë.

Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. 

Ndërsa për individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe individëve përfitues të statusit të të verbrit, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, pritet t’u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1400 lekë në muaj.

Kategoritë të tjera që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri 300 këh në muaj janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë.

Kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco