Lista e plotë e barnave të rimbursueshme/ Ja marzhet e tregtimit me shumicë dhe pakicë

Lista e plotë e barnave të rimbursueshme/ Ja marzhet e tregtimit me shumicë dhe pakicë

23:42, 25/04/2018
A+ Aa A-

Publikohet në Fletoren Zyrtare lista e barnave të rimbursueshme. 

Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2018 pritet të hyjë në fuqi më 1 maj. Kjo listë mori miratimin e qeverisë pak ditë më parë në një mbledhje, ku u tha se janë shtuar 36 barna të reja, por në fakt vetëm 16 prej tyre janë principe aktive dhe 20 të tjerat janë alternativa. Gjithsesi, këto janë barna të reja që shtohen me rimbursim për pacientët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku përcaktohet miratimi i masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, renditur sipas klasifikimit  ATC, në masën 50% - 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të dhëna në pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Gjithashtu përcaktohen marzhet e tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8% për tregtimin me shumicë, dhe 24% për tregtimin me pakicë.

Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.

Nëse, gjatë periudhës kur ky vendim është në fuqi, ulen çmimet për barnat e paregjistruara të listës ose barnat alternativë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me njoftim të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Efektet financiare të kësaj liste, pa përfshirë kufizimet, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2018 për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe referojnë nivelin e realizimit faktik të tyre, regjistruar për vitin 2017.

Vendimi nr. 380, datë 25.5.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre”, i ndryshuar, shfuqizohet.

http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%2058/VKM%20nr.%20218,%20date%2020.4.2018.pdf

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco