Pr/vendimi për zhvillimin e pronave të amortizuara, ja çfarë synon Bashkia e Tiranës

Pr/vendimi për zhvillimin e pronave të amortizuara, ja çfarë synon Bashkia e Tiranës

21:21, 25/04/2018
A+ Aa A-

Këshilli Bashkiak i Tiranë do të diskutojë nesër pr/vendimin për kalimin e pronave që zotëron Bashkia e Tiranës tek privatët. Kjo cilësohet si një ide inovative e Bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj për pronat që konsiderohen të amortizuara dhe duhen zhvilluar.

Pr/vendimi “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me partnerët privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeve të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, parashikon që pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme,  do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës.

Kjo nismë do të bëjë që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen se bashku me ato private kufitare si çdo pronar tjetër që merr pjesë në zhvillim, të cilët në përfundim të projektit, do t’ia kalojnë sërish të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme të përdoret për banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

Bashkia e Tiranës zotëron një numër të madh pasurish të paluajtshme, ku një pjesë e tyre kanë nisur të degradohen dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë komunitetit dhe interesit publik të qytetit dhe qytetarëve, por janë kthyer në një potencial rreziku për jetën e tyre, për shkak të amortizimit të madh që kanë pësuar ndër vite.

Hyrja në këtë marrëdhënie kontraktuale me zhvilluesit privat, në ato prona që ofrojnë potencial zhvillimi në kuadër të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në favor të Bashkisë së Tiranës, është një mjet i mirë që këto sipërfaqe më pas të vendosen në dispozicion të programeve sociale dhe plotësimit të nevojave të Bashkisë Tiranë për mjedise.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco