Vendimi për Teatrin/ Ja çfarë do të bëjnë nesër aktorët dhe artistët para...

Vendimi për Teatrin/ Ja çfarë do të bëjnë nesër aktorët dhe artistët para...

20:59, 25/04/2018
A+ Aa A-

Artistët dhe aktorët të përfshirë në atë që quhet ‘Aleanca për mbrojtjen e Teatrit’ do të mblidhen nesër në mesditë para Bashkisë së Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, një nga pikat e të cilës është edhe pr/vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë, privatëve.

Nëse ky pr/vendim do të miratohet, megjithëse Kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk ka numrin e nevojshëm të votave, i hapet rruga projektit të ri për ndërtimin e Teatrit, vendim ky që prej disa javësh është kundërshtuar me forcë nga artistë të shumtë dhe qytetare.

 “Nesër në orën 12:00, në mbledhjen e këshillit bashkiak tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndertojnë me ppp. ndër to edhe terreni i teatrit kombetar. ky eshte hap konkret per shembjen e tk. Nesër mblidhemi në orën 12:00 përpara bashkisë!”, shkruhet ne njoftimin e bere nga ‘Alenaca per mbrojtjen e Teatrit”, thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco