Pezullohet mësuesja që rrihte fëmijët

Pezullohet mësuesja që rrihte fëmijët

18:59, 24/04/2018
A+ Aa A-

Pas rastit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një mësuese ushtronte dhunë dhe bënte presion psikologjik ndaj fëmijëve të klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” në Zharrës, Drejtoria Arsimore Fier ka pezulluar nga detyra mësuesen Juliana Dine.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, DAR Fier bën me dije se është njohur nëpërmjet emisionit Fiks Fare për qëndrimet e mësueses dhe shpreh indinjatën institucionale për gjuhën e përdorur nga kjo mësuese në komunikimin me nxënësit dhe prindërit e nxënësit. Drejtoria Arsimore mori masën disiplinore ‘pezullim nga detyra’ dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga Puna të mësueses Juliana Dine.

DAR Fier falenderon emision investigativ ‘Fiks Fare’ për denoncimin e këtij rasti dhe çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve, duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës e prindër.

Të hënën në mbrëmje në emisionin investigativ “Fiks Fare”, nëpërmjet pamjeve filmike denoncoi një mësuese të shkollës fillore në Zharrëz, Patos, e cila qëllonte me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç. Madje, ajo ushtronte edhe dhunë psikologjike, duke i quajtur të miturit ‘zhulsa, të palarë, të këqij’ etj. Pas dhunës, mësuesja i mësonte fëmijët që mos të tregojnë në shtëpi se çfarë ndodh në klasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco