VIDEO/ ERTV e Manastirliu na vodhën investimin, denoncimi i rrallë nga emisioni ‘BOOM’

VIDEO/ ERTV e Manastirliu na vodhën investimin, denoncimi i rrallë nga emisioni ‘BOOM’

13:06, 24/04/2018
A+ Aa A-

 

Emisiooni BOOM në Ora News ka bërë një akuzë të pazakontë. Sipas asaj që transmetoi në emisionin e së hënës ERTV dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu i kanë marrë një punë të bërë prej tyre. Bëhet fjalë për familjen e Besnik Sharkës në Lushnje.

Ministrja shkoi në shtëpinë e re të sapondërtuar duke bërë me këtë rast edhe reklamë për Edi Ramën, qeverinë dhe ndihmën e madhe që ajo po i jep shqiptarëve në nevojë.

Por emisioni Boom thotë se prej gati 3 muajsh, ndoqi dhe sensibilizoi opinionin për rastin e familjes Sharka, që jetonte në një gjendje të mjeruar. Shqiptarët reaguan dhe u sensibilizuan, duke dhënë ndihmën e tyre edhe në ndërtimin e shtëpisë që vizitoi ministrja.

“ERTV nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur punën e tjetrit. Në këtë rast është vjedhur e puna së emisionit Boom dhe solidariteti i shqiptarëve. E gjitha kjo për të reklamuar qeverinë dhe asnjë punë të saj. Në të gjitha fjalët e saj, ministrja i fliste të zotit të shtëpisë dhe banorëve të tjerë për projektin “Shqipëria solidare”, për falënderime ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Sic edhe kushdo e ka ndjekur, apo mund ta ndjekë, falënderimet e vërteta janë dhënë nga emisioni Boom, me emra konkretë dhe me kontribut konkret, ku hyn edhe financimi i shtëpisë, që s’ka lidhje fare me programet apo qeverisjes që thotë ministrja” – thotë emisioni në Ora Neës.

Vetë familjarët shprehen se bashkia nuk i ka ndihmuar kurrë derisa doli problemi në emisionin Boom. Madje as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Besnikun.

Ajo që bie në sy është ngjyra e shtëpisë që ishte bërë pink pasi fillimisht e kishin lyer blu.

“Z. Kryeministër, detyra jonë është të jemi përcjellës të problemeve të njerëzve, të vemë në lëvizje institucionet dhe në fund të gjejmë një zgjidhje. Në rastin e Besnikut, pa modesti kemi bërë një mrekulli, së bashku me shqiptarët. Minimumi duhej të na falënderonit. Vjedhjen e punës, duke ia deleguar meritën qeverisjes dhe programeve tuaja, po ua falim” – thotë Ora News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco