VIDEO/ Vlonjatët protestojnë kundër TVSH-së tek biznesi i vogël. Ja kërkesta e tyre

VIDEO/ Vlonjatët protestojnë kundër TVSH-së tek biznesi i vogël. Ja kërkesta e tyre

12:19, 20/04/2018
A+ Aa A-

Shoqata e biznesit te vogël në Vlorë, kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Protesta e biznesit të vogël, zhvilluar paraditen e të premtes në ambientet para prefekturës dhe drejtorisë së tatimeve Vlorë, ndërsa protestës i është bashkuar edhe dega e PD-së Vlorë.

Vezë para ambienteve të prefekturës dhe thirrje kundër qeverisë, kanë shoqëruar protestën 30 minutëshe të biznesit të vogël në Vlorë, për të cilët futja në skemën e TVSH-së do të thotë falimentin për këta të fundit.

Prefektura dhe tatim taksat, të cilat ndodhen në një godinë janë zgjedhur si institucionet ku biznesi ka kërkuar të protestojë, institucione, të cilat përfaqësojnë qeverinë shqiptare dhe janë pjesë kryesore e përfshirjes në këtë skemë të biznesit të vogël.

Nuk kanë munguar edhe përfaqësues të PD-së Vlorë, por edhe deputetë të kësaj force politike, si deputetja Nada Mecorapaj, për të cilët skema e re e TVSH-së, çon drejt falimentimin të gjitha bizneset, në një vend ku situate ekonomike është më e vështirë se kurrë.

Policia gjatë protestës nuk ka ndërhyrë,ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se të tilla protesta do ët vijojnë edhe janë rruga e vetme demokratike kundër një qeverie që mbron oligarkët dhe është kundër qytetarëve të vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco