Drejt përfundimit, ringritja e 9 sporteleve të taksës në Rrugën e Kombit Djegia e sporteleve gjatë protestës

Drejt përfundimit, ringritja e 9 sporteleve të taksës në Rrugën e Kombit

08:36, 20/04/2018
A+ Aa A-

Pranë përfundimit vendi i pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit. Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Kalimash janë drejt përfundimit dhe koncesionari do t’i ketë gati brenda fundit të majit 9 sportelet dhe 10 korsitë, në pjesën ku do të arkëtohet taksa.

Ringritja e sporteleve vijon me ritëm të shpejtë dhe në koordinim edhe me qeverinë do të përcaktohet data kur drejtuesit e mjeteve do të paguajnë taksën e kalimit, shkruan oranews. Rreth 3 javë pas protestave të dhunshme në Kalimash, koncensionari po vijon punimet me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit të pagesave.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe taksa e kalimit.

Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.

Sapo qeveria të vendosë një afat për rinisjen e pagesës, koncensionari do të jetë gati për të operuar me taksimin për automjetet që do të kalojnë aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ikni ...20/04/2018 10:54

IKNI DHE JETONI DHE ATE PAK JETE NE MUNDENI , SE RRUGE APO LEKE NUK DO MERRNI ME VETE . POR GEZONI ATO PAK VITE ME PUNE DHE FAMILJE DIKU LARG KETIJ VENDI QE NA PLAKU QE NE RINI.

tironci20/04/2018 08:53

Po filloi ktu e hengren shqiptaret. Te pagujne dhe vjedhjen e te majteve dhe te djathteve ne ket rruge. Zhytu ne padrejtesi o Shqiperi e o popull e ngrihu merja leket ktyre hajduteve se e ke pagu ket rruge. Me aq leke sa ke pagu o popull jo rruga do ishte bo po dhjetra rruge fshtrave rrotull.

Shto koment

Denonco