FOTO/ Shkodra nën ujë, 2500 ha të përmbytur: Qeveria hesht...

FOTO/ Shkodra nën ujë, 2500 ha të përmbytur: Qeveria hesht...

18:49, 13/03/2018
A+ Aa A-

Rreth 2500 ha është sipërfaqja e përmbytur në qarkun e Shkodrës.  Si pasojë e prezencës së lartë të ujit disa familje vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa paraqiten nevoja për për bazë ushqimore për blegtorinë. Konkretisht nevojiten 10 ton koncentrat  dhe 10 ton bar i thatë.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia e Shkodrës ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi  rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, Bashkia Shkodër  thotë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Bashkia Shkodër insiston për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar sipas saj  është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

    Më poshtë situata në njësitë administrative të prekura nga përmbytjet

    Njësia Administrative Dajç: Deri në këto momente, janë mbi 560 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha, fshati Shirq 200 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Darragjat 40 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.   Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.  Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

    Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha.Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

    Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 170 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë: Fshati Trush 70 ha, Bërdicë e Madhe 50 ha, Bërdicë e Sipërme 50 ha.Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.  Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera.

    Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

    Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.  Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

    Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco