Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

FOTO/ Shën Valentini i veçantë i Presidentit Meta, takim me vogëlushet në Skrapar

FOTO/ Shën Valentini i veçantë i Presidentit Meta, takim me vogëlushet në Skrapar

14:22, 14/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kaluar një Shën Valentin të veçantë ditën e sotme. Ai ka bërë një vizitë në Skrapar, ku edhe ka marrë pjesë në rikonstruksionin e një kopshti në këtë qytet.

‘Kopsht plot ngjyra siç janë ëndërrat e këtyre fëmijëve që meritojnë të ëndërrojnë si fëmijët në Tiranë’, është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë takimit.

Gjatë vizitës, Presidenti Meta ka takuar 70 vogëlushë që frekuentonin kopshtin.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe në praninë e ambasadorit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të kopshtit të këtij qyteti, të restauruar falë financimeve bujare të shtetit të Kuvajtit.

Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se: “Falë bujarisë së shtetit mik të Kuvajtit, 70 vogëlushë të Çorovodës kanë sot një kopsht të rikonstruktuar totalisht, plot me ngjyra, si ëndrrat e tyre”.

Më pas, Presidenti Meta, sëbashku me ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, u pritën në një takim në ambientet e Bashkisë Çorovodë, nga kryetari i saj, Nesim Spahiu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco