Stakohet nënstacioni i Radhimës, banorëve u kërkohet të evakuohen

Stakohet nënstacioni i Radhimës, banorëve u kërkohet të evakuohen

19:53, 13/02/2018
A+ Aa A-

Stakohet nënstacioni i Radhimës si pasojë e  përmbytjes.  Raportohet se janë stakuar fiderat që furnizojnë Radhimën, Tragjasin, Orikumin dhe Llogaranë.

Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet që kanë banesat afër përroit të Izvorit janë njoftuar nga Bashkia e Vlorës që të evakuohen nga banesat dhe të marrin masat për largimin e bagëtive pasi rreshjet do të vazhdojnë.

"Ju lutemi të merrni masat për çdo situatë të pazakontë që mund të shkaktohet nga reshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit" apelon Bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco