VIDEO/ Bekoi lokalin e basteve, reagon prifti: Unë bekoj investimet e biznesmenëve

VIDEO/ Bekoi lokalin e basteve, reagon prifti: Unë bekoj investimet e biznesmenëve

16:38, 30/01/2018
A+ Aa A-

Pas “bekimit” të vendit të bastexhinjëve, prifti nga Korça ka bërë një reagim publik.

Veprimi i tij shkaktoi reagime në rrjetet sociale por sipas tij ka qenë thjesht një bekim për njerëzit biznesmenë.

At Spiro Katundin i ka konsideruar si spekulative mediat që kanë shkruar në bazë të një video që u shpërnda fillimisht në rrjetin social Facebook.

Reagimi:

 “Zoterinj te nderuar

Nisur nga lajme te gabuara qe mund tu jape kushdo do ishte mire qe para botimit te tyre te siguroheni plotesisht mbi problemin qe e quani lajm…

une si prift do shkoj kudo qe me lejohet per te bere sherbesa dhe bekime…nuk e kuptoj cfare gabimi ka kur une bekoj investimet e njerezve biznesmene dhe ne prani te pronareve dhe familjareve te tyre…dhe pa pasur asnje klient ne lokal…ky qenka rasti i rralle qe duhet te ofendoni personin tim…

une nuk vajta si klient apo te bekoja klientet kjo po do ishte e pa faleshme per mua…por une te pakten e njoh mire detyren time…kjo eshte nje sherbese familjare pavaresisht se dikush nga deshira e tij hedh disa sekuenca ne fb..

dhe komentohen ne menyre te pa lejueshme njerezore….megjithate duke mos ju kundervene…uroj per ju dhe redaksine tuaj te kini bekimet e Zotit ne familjet tuaja…faleminderit…At Spiro Katundi..” nënvizon prifti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco