Shoqata “Së bashku për jetën” sapo ka bërë të ditur rezultatet e një monitorimi mbi gjendjen e 44 kopshteve të Tiranës, nga dolën një mori problemesh dhe mungesash.
Nga Zëri i Amerikës
Afro 90 për qind e kopshteve të kryeqytetit janë të mbipopulluar në grupe të mëdha fëmijësh, 2-3 fish më shumë se normat e mirërritjes, si dhe nuk kanë akses për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Mbipopullimi ka bërë që në kopshte të mos ketë hapësira as për mbajtjen e karrocave të fëmijëve.
Vëzhgimi zbuloi po ashtu se mbi 90 për qind e kopshteve nuk kanë dalje sigurie në raste emergjencash dhe as gjeneratorë për ndricim alternativ.
Vetëm cereku i kopshteve kanë mjete ngrohëse, që sigurojnë temperaturë konstatnte brenda tyre.
Studimi zbuloi se prindërit nuk janë të informuar mbi higjenën dhe kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve në kopshte.
Madje u zbulua që asnjë mjek nuk është paraqitur për një kohë shumë të gjatë në kopshtet e Tiranës nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal.
Po ashtu edhe psikologët mungojnë në këto mjedise për një kohë shumë të gjatë.
Shoqata “Together for life” u kërkoi autoriteteve vendore më shumë standarte në shërbimet ndaj fëmijëve dhe në zinxhirin mbrojtës të tyre.
Autorët e studimit vërejtën se standartet nuk plotësohen as në kopshtet e rikonstrukturuar rishtas, ndaj kërkuan që gjatë rindërtimit të kopshteve të respektohen një listë kërkesash të domosdoshme për ushqimin, mjekimin ngrohjen, sigurimin dhe edukimin e fëmijëve të mitur.
© SYRI.net
Erjoni ka cerdhet ,ndersa kopshtet i ka drejtoria arsimore .Cerdhet jane shume me mire
Por lalEri na çau veshët e sytë 24 orë në ditë çdo ditë të vitit në të gjithë televizionet e tepsisë per "mrekullirat" që ka bërë e po bën në këtë drejtim, për miljardat "e buxhetit të taksapaguesve" që harxhohen në "favor" të fëmijëve të Tiranës. Tenderat e tepsisë, punët sa për sy e faqe, për reklam.